Detaje nga shpërthimi i mbrëmshëm në Mitrovicën e Veriut

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mbrëmë në orët e vona në Mitrovicën e Veriut.

Lajme

16/03/2018 09:06

Shpërthimi ka ndodhur afër një shtëpie në rrugën “Car Dushani”.

Lajmin për këtë shpërthim e ka konfirmuar edhe zëvendës komandanti i Policisë së Kosovës në Mitrovicë, Besim Hoti.

Ai për portalin Kossev ka thënë  se shpërthimi ka ndodhur afër një pusete.

“Pasija shpërthyese u hodh në rrugë, dhe si pasojë janë thyer disa xhama të shtëpisë aty pranë. Por nuk ka të lënduar”, ka thënë Hoti, transmeton lajmi.net

Por, gazetari i Radio Kontakt Plus raporton se shpërthimi ka ndodhur në oborrrin e një familje serbe.

Kurse dëmet sipas tij, janë shkaktuar edhe te shtëpitë e tjera në afërsi.

Lajmi.net ka tentuar të kontaktojë me Hotin për të marrë detaje tjera, por ai e ka mbyllur telefonin.

Nuk dihen shkaqet që kanë mundur të çojnë deri te ky shpërthim. /Lajmi.net/