Detaje nga policia rreth plagosjes së mbrëmshme në Prishtinë

Mbrëmë rreth orës 24:00, policia ka marrë informacionin se në rrugën “Enver Maloku” në Prishtinë, saktësisht në një lokal ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Lajme

17/09/2018 13:50

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes.

Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka konstatuar se ka të bëj me vrasje në tentativë ku nga arma e zjarrit ka marrë plagë viktima:

O.P, mashkull, 33 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili menjëherë është dërguar për trajtim mjekësor, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

Lidhur me rastin në fjalë policia ka identifikuar personin e dyshuar A. M mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës i cili aktualisht ndodhet në arrati.