Detaje nga policia rreth plagosjes së DJ Blunt me thikë

Gjatë ditës së sotme, reperi Blunt është therë me thikë.

ShowBiz

08/06/2018 22:10

Për lajmi.net këtë sulm e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Prishtinës Agron Borovci, shkruan lajmi.net.

“Rreth orës 19:30 policia ka marrë informatën se një person i therur me thikë ka kërkuar ndihmë mjekësore në QKUK. Menjëherë pas kësaj, policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore dhe operative.” ka thënë Borovci.

Po ashtu, policia konfirmoi se ngjarja ka ndodhur në rrugën “B” në Prishtinë dhe se po punojnë në identifikimin e personave që kryen këtë akt.

“Viktima E.D 37 vjeç, pas trajtimit mjekësor të marrë në QKUK është jashtë rrezikut për jetë.”, shtoi Borovci. /Lajmi.net/