Detaje nga policia për vdekjen e dyshimtë të mërgimtarit në Ferizaj

Në fshatin Nerodime e Poshtme të Ferizajt është gjetur pa shenja jete me një plagë në fytyrë Avdyl K. i zhdukur ditë më parë.

Lajme

03/09/2018 12:09

Në veturën e viktimës është gjetur një revole ndërsa në afërsi të veturës është gjetur një karikator, njofton policia.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Ndërkohë familjarët e viktimës besojnë se ai është vrarë duke shtuar se me vete kishte shumë të madhe parash.

Viktima banonte në Kolten të Zvicrës ndërsa në Kosovë ishte për pushime./Lajmi.net/