Detaje nga policia për protestën në fshatin Poterq të Klinës

Rreth orës 11:00  të mëngjesit në fshatin Poterq të Klinës ka filluar një protestë nga qytetarët, për të ndaluar manifestimet e Kishës Ortodokse Serbe.

Lajme

28/05/2018 13:16

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova  ka thënë për lajmi.net se në protesë kanë dalë rreth 60 qytetarë dhe 55 automjete të ndryshme.

“Deri tani nuk ka pasur asnjë incident”, ka bërë të ditur Rugova.

Banorët e kësaj ane po shprehin pakënaqësinë e tyre për një manifestim që do mbajnë serbët në Kishë.

Ndryshe, sipas protestuesve, arsyeja kryesore e protestës është sepse në këtë fshat kanë mbetur të vrarë 17 civil në luftën e fundit në Kosovë.

Kisha e Trinisë së Shenjtë ku serbët duan të mbajnë manifestim është ndërtuar në vitin 1992 si dhuratë e familjes Kariç Petriq, jo larg nga Klina, në rrugën Pejë – Prishtinë.

Pas ardhjes së forcave italiane të KFOR-it, ajo u shkatërrua në fund të qershorit 1999. /Lajmi.net/