Detaje nga jeta e Gold Ag (Foto)

Këngëtari i njohur Arian Agushi i njohur si Gold Ag, ka treguar më shumë për jetën e tij private.

ShowBiz

25/01/2016 11:35

Gold Ag nuk preferon të flet shpesh për jetën private, por ai në një intervistë në një televizion me karakter fetar ka treguar më shumë për këtë.

Ai ka treguar se ka lindur në Prishtinë ndërsa deri në moshën 10 vjeçare ka jetuar në Preshevë më pas është shprengulur në Prishtinë, ndërsa ka treguar se është rritur pa babain.

“Jetoj vetëm me nënë në Ulpianë në Prishtinë, babai ka ndërruar jet kur unë isha në moshën 6 vjeçare” ka thënë Gold Ag, transmeton Magazina.al

Ai gjithashtu ka treguar se është djalë “hastreti” , ndërsa sa i përket muzikës ai thotë se ka filluar në vitin 2006, ndërsa gjitha këngët e tij i ka shkruar vetë ai.