Detaje nga dueti mes Mahmut Feratit dhe Arifhikmetit

Mahmut Ferati është një prej artistëve që për vite me radhë i ka qëndruar besnik skenës muzikore.

ShowBiz

14/04/2018 15:25

Këngëtari është aktiv me projekte muzikore, ndërsa këto ditë ka paralajmëruar edhe një projekt të ri, shkruan lajmi.net.

Bëhet fjalë për projektin “Mindili”, këngë kjo për të cilën ai ka bashkëpunuar me Mc Lifin, apo siç njihet në publik Arifhikmetin.

Për lajmin, Mahmuti ka dhënë detajet rreth projektit të ri, i cili do të publikohet sot në orën 17:00 dhe vjen i shoqëruar me videoklip.

“Kënga është ritmike, me tekst të Milaim Islamit, ndërsa videoklipi është punuar nga Vizioni-Libonia, kurse orkestrimin e ka bërë Kicoja”, tha këngëtari për Lajmin.

Kujtojmë që “Kënga për babain” është projekti i fundit nga Mahmut Ferati, e publikuar në korrik të vitit të kaluar. /Lajmi.net/