Detaje e fundit nga sulmi në Paris: Dy të vdekur dhe dy të tjerë plagosur (Video)

Zëdhënësi i ministrisë së brendshme të Francës ka treguar se vetëm një oficer i policisë është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur, por sipas tij është vrarë edhe sulmuesi që ka shtënë në drejtim të policisë.

Bota

20/04/2017 23:23

Kështu, Pierre-Henry Brandet, ka përgënjeshtruar lajmin se ka vdekur edhe një oficer tjetër pas të shtënave në Paris, transmeton lajmi.net

Gjithashtu, Brandet, ka konfirmuar se njëri nga të dyshuarit është vrarë në tentativë për të ikur nga vendi i ngjarjes.

Është konfirmuar poashtu se gjatë sulmit është përdorur një armë lufte dhe se është lëshuar urdhër arrest për të dyshuarin e dytë i cili kishte mbërritur në Francë me tren nga Belgjika./Lajmi.net/