Detaje dhe fotografi nga klipi i Robert Berishës (Foto)

Robert Berisha tashmë ka përfunduar incizimin e këngës së tij të parë dhe ka dy ditë që kanë filluar xhirimet e klipit.

ShowBiz

24/05/2016 21:00

E detaje ekskluzive nga ky projekt muzikor iu sjell Indeksonline, detaje këto të zbuluara nga vet këngëtari Berisha.

“Është kënga ime e parë, muzika është bashkëpunim me producent të njohur nga Ballkani, tekstin e ka bërë Gjiko, orkestrimi është bërë në Massive Production kurse për klip po kujdeset produksioni Entermedia” ka thënë ai.

Sa i përket lansimit, kënga e titulluar ‘Made in Albania’ pritet të publikohet në njërën nga datat 29 apo 30 maj por mundësia ekziston që të dal edhe në javën e parë të qershorit.

Roberti është optimist sa i përket pritshmërisë së publikut. “Ndoshta njerëzit janë mësuar të presin diçka tjetër nga unë, por, besoj që do pritet mirë, kënga ka ritëm ka të bëj më shqiptarët dhe besoj shumë se do mirëpritet” janë fjalët e këngëtarët.

Synim i tij është hyrja fuqishëm në skenën muzikore dhe menjëherë pas publikimit të këtij projekti, në fillimin e muajit korrik do të dal kënga e dytë e cila do të jetë ritmike gjithashtu.

Vlen të theksohet se në këtë klip koleksionet dhe modelet janë nga shtëpia më e madhe dhe agjensioni i modës ‘Moda City’ me producent Dashnor Asllani.