Destro afër Arsenalit

Në Angli, po qarkullojnë zërat se sulmuesi i Romës, Mattia Destro është pranë kalimit te skuadra e Arsenalit gjatë afatit kalimtar dimëror.

Sport

07/12/2014 11:01

E përditshmja angleze, The Sun raporton se Arsenali është i gatshëm të fillojë bisedimet zyrtare, për të transferuar Destron.

Sulmuesi italian ka treguar formë të mirë me skuadrën e Romës, mirëpo kohëve të fundit, nuk po arrin të rigjejë vetën e tij.

Arsenali tashmë e një kohë të gjatë, është duke vuajtur për sulmues të cilët do të zgjidhnin problemet e kësaj skuadra në fazën ofanzive.

Destro konsiderohet si një lojtar mjaft i mirë, edhe pse nuk është nga ata të klasit të lartë botëror.