Dështuan bisedimet, ja çfarë ndodhi me Memushajn

.

Sport

01/02/2018 09:53

Ledian Memushaj mbetet pjesë e Beneventos në Serinë A të paktën deri në fundit të sezonit.

Edhe pse u kërkuar me shumë ngulm nga Bari në Serinë B, palët nuk gjetën gjuhën e përbashkët për kalimin e 31-vjeçarit te skuadra puljeze.

Fillimisht u tha se Bari ofronte 500 mijë euro për mesfushorin, të cilit i garantonte një kontratë deri në vitin 2022, por në orët e fundit skuadra që drejtohet nga Fabio Grosso, këmbëguli për huazim me të drejtë blerjeje, propozim që nuk u pranua nga Benevento.

Në orët e fundit të merkatos edhe Salernitana tentoi të siguronte shërbimet e mesfushorit, por tratativat nuk patën sukses.