Dështon transferimi i Sanchez te United, arsyeja është epike

Tani United do të provojë të gjejë akord tjetër, pas atij për 35 milionë euro plus Mkhitaryan për kilianin.

Sport

16/01/2018 23:31

Transferimi i Alexis Sanchez te Manchester United është pranë dështimit.

Kjo për faj të Henrikh Mkhitaryan, përcjellë “Lajmi.net”.

Agjenti Mino Raiola ka deklaruar gjatë ditës që Sanchez mund të kalojë te United vetëm nëse Mkhitaryan pranon kalimin te Arsenali.

E sipas mediave angleze, armeni ka vendosur të mbetet në “Old Trafford”.

Tani United do të provojë të gjejë akord tjetër, pas atij për 35 milionë euro plus Mkhitaryan për kilianin. /Lajmi.net/