Dështon Sneijder, Juventus pas Mkhitaryan

Pas vështirësive për të blerë mesfushorin e Galatasarayt, Wesley Sneijder, Juventus ka kthyer vëmendjen tek Henrikh Mkhitaryan nga Borussia Dortmund.

Sport

10/01/2015 00:09

Vështirësitë për të arritur marrëveshje me Galatasarayn për transferimin e mesfushorit Wesley Sneijder, kanë detyruar Juventusin të kthejë mendjen tek një futbollist tjetër.

Sipas “Sky Sport”, Bianconerët janë larg nga ylli holandez për të cilin Galatasaray kërkon rreth 20 milionë euro.

Andaj, drejtuesit e Bianconerët kanë gjetur një alternativë të re. Juventus është i interesuar për futbollistin e Borussia Dortmund, Henrikh Mkhitaryan.