Dështon Roma, Juventusi kampion

Roma ka humbur nga Catania 4:1, duke ia mundësuar Juventusit të shpallet kampion i Italisë, dy xhiro pa përfunduar sezoni. Bianconeri kanë tetë pikë më shumë se Giallorossi.

Sport

04/05/2014 17:51

Roma është dorëzuar përfundimisht. Giallorossi u mposhtën nga Catania të dielën me rezultat 4:1, duke ia mundësuar Juventusit që të shpallet kampion i Italisë, ende pa e zhvilluar ndeshjen e xhiros së 36-të.

Vetëm dy xhiro pa përfunduar sezoni, Bianconeri kanë tetë pikë më shumë se Roma, e cila me këtë rast duhet të kënaqet më pozitën e dytë.

Mariano Julio Izco ka realizuar dy gola për Catanian, ndërsa nga një tjetër e shtuan Gonzalo Bergessio e Pablo Barrientos.

Ndërkaq, golin e pamjaftueshëm për ekipin e Rudi Garcias e shënoi kapiteni Francesco Totti.

Juventusi do të luajë të hënën ndaj Atalantas pa kurrfarë presioni, vetëm për prestigj.