Dështon roboti, i “mbetë në dorë” pacienti gjatë një operacioni në zemër

Një pacient i cili iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjike në zemër nga një pajisje robotike mjekësore, vdiq në spital disa ditë pasi procedura shkoi keq, sipas hetimeve të para.

Auto & Tek

10/11/2018 23:11

Stephen Pettitt, 69 vjeç, nga Newcastle vdiq nga dështimi i shumëfishtë i organeve pas operacionit robotik nç valvult e zemrës në Spitalin Freeman, transmeton lajmi.net.

Kirurgut të zemrës, Sukumaran Nair, i ishte ofruar trajnim për përdorimin e robotit në departamentin e gjinekologjisë të spitalit Freeman – por ai nuk pranoi.

Asistentë të ekspertëve në përdorimin e robotit të sofistikuar “Da Vinçi”, ishin të pranishëm vetëm për disa nga procedurat e z. Pettitt, pasi u larguan pjesërisht.

Megjithatë, profesori Naeem Soomro, drejtor i kirurgjisë robotike, tha se ka operuar me robotë 2,500 herë, me më shumë se 30 kirurgë të trajnuar në përdorimin e tyre dhe ishte një udhëheqës kombëtar në këtë fushë.