Dështon plani i Kinës për të jetuar jashtë Tokës, iu vdes bima që mbollën dje

Vetëm një ditë pasi zbuloi se Chang'e-4 kishte arritur me sukses rritjen e bimëve në Hënë, Kina tani thotë se pemët e pambukut kanë vdekur.

Fun

16/01/2019 20:47

Publikuesi shtetëror Xinhua News thotë se eksperimenti novator ka përfunduar në një periudhë 2-javore në Hënë, për shkak paaftësisë së bimëve për t’u përshtatur në biosferë, transmeton lajmi.net..

Bimët që po vdesin do të shpërbëhen përfundimisht brenda kanisterit, ku ato nuk do të paraqesin ndonjë kërcënim për mjedisin hënor, sipas Administrimit Hapësinor të Kinës.

Shkencëtarët kinezë të përfshirë në mision kanë zbuluar gjithashtu se ShBA po planifikon misionin e vet në anën tjetër të hënës – dhe ata kanë kërkuar të huazojnë një arti kinez për të ndihmuar atje.

Sipas South China Morning Post, NASA kohët e fundit i kërkoi Kinës zgjatjen e jetëgjatësisë së satelitit të transmetuesit Queqiao kështu që mund të përdoret për të planifikuar një ulje hënore të ShBA-ve. /Lajmi.net/