Dështon përsëri motori i Audi R8, merr flakë vetura

Motori i një veture të llojit Audi R8 ka marrur flakë duke e shkrirë këtë veturë në vetëm disa minuta. 

Auto & Tek

22/08/2014 22:50

Është ende e paqartë se çfarë e shkaktoi këtë dështim në motor që është për keqardhje, por nuk ka dyshim se kjo Audi R8 ka treguar fuqinë e vërtetë të motorit të saj, duke e djegur atë pothuajse tërësisht.

Raportet thonë se super-vetura gjermane rastësisht filloi të marrë flakë në një rrugë të zënë në qendër të Bangkokut, Tajlandë, raporton Lajmi.net.

Zjarri filloi në mënyrë të befasishme nga motori i veturës duke shkuar kështu në pjesën më të madhe të saj. Fatmirësisht nuk është lënduar askush, por kjo Audi nuk ka më kthim mbrapa.

Vetura siç duket do të shkojë në parajsën e super-veturave të tjera, që dështuan në motor dhe morrën flakë më herët.