Dështon miqësorja e Shqipërisë

Shqipëria do ta zhvillojë vetëm miqësoren me Përfaqësuesen e Kosovës gjatë muajit nëntor.

Sport

01/11/2015 11:16

Kombëtarja e Shqipërisë ka dështuar ta sigurojë një kundërshtarë tjetër, për ndeshjet miqësore të muajit nëntor.

Burime të sigurta në FSHF, kanë treguar për sportal.al se Kombëtarja kuqezi do të zhvillojë vetëm miqësoren festive Kosovë ­ Shqipëri, më 17 nëntor në Prishtinë, pasi institucioni i futbollit shqiptar, nuk ia ka arritur të sigurojë një kundërshtar për kuqezinjte në data e lira të nëntorit nga UEFA.

Më herët ishte raportuar se kuqezinjt do të luajnë ndaj Finlandës më 13 nëntor.