Dështon FC Prishtina, mposhtet nga Drenica

FC Prishtina nuk arriti të nxjerrë pikë nga udhëtimi në stadiumin “Bajram Aliu” në Skënderaj.

Sport

17/03/2018 15:56

FC Prishtina ka pësuar humbje në udhëtim te Drenica me rezultat 1:0.

Skuadra lidere e Superligës së Kosovës në futboll nuk arriti të nxjerrë pikë nga udhëtimi në stadiumin “Bajram Aliu” në Skënderaj.

Golin e vetëm në fitoren e Drenicës e realizoi Osman Mëziu në minutën e 52-të, përcjell “lajmi.net”.

Kurse, në duelin tjetër Llapi dhe Trepça ’89 barazuan 3:3. Oto John realizoi het-trik për ekipin mysafir kurse golat për Llapin i shënuan Mirlind Daku dhe Hamdi Namani (dy). /Lajmi.net/