Dështon edhe raundi i dytë
Ka dështuar raundi i dytë për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës, pasi nuk ka arritur as kësaj radhe të zgjidhet me shumicën e dyfishtë.
Lajme
Kandidati më i votuar, kreu i PDK-së, Hashim Thaçi, ka arritur të grumbullojë 64 vota, ndërsa kundër-kandidati i tij, Rafet Rama, vetëm 2, ndërsa 15 vota u shpallën të pavlefshme.
Me këtë numër të votave të raundit të dytë, Thaçi mund të zgjidhet president në raundin e tretë, pasi kërkohet vetëm shumica e thjeshtë, 61 vota.