Dështon dialogu për kadastrën (VIDEO)

Ka dështuar takimi mes palës kosovare dhe asaj serbe për zbatim të marrëveshjes për kadastrën, ose kthimin e dokumenteve kadastrale të cilat Serbia i ka marrë dhunshëm nga Kosova gjatë luftës.

Lajme

26/05/2016 21:58

Pala serbe ka kërkuar që marrëveshja të trajtojë vetëm pronat e serbëve në Kosovë, duke kërkuar favorizim të komunitetit serb, por ky propozim është kundërshtuar nga pala kosovare.

Ministrja Edita Tahiri në një bisedë telefonike për Tribuna Channel ka shpjeguar arsyet e dështimit të këtij takimi.

Se a do të takohen më palët për këtë çështje, dhe se çfarë vendimi ka marrë BE, shihni storien e përgatitur nga TribunaChannel:

YouTube player