Dështon dekretimi i gjyqtarëve serbë në Veri

.

Lajme

17/10/2017 11:23

Ka dështuar dekretimi i gjyqtarëve serbë, emrat e të cilëve janë dërguar tek presidenti Hashim Thaçi.

Megjithëse Këshilli Gjyqësor, kishte siguruar transport të organizuar nga Mitrovica për në Prishtinë, gjyqtarët serbë nuk janë paraqitur për të udhëtuar në Prishtinë, transmeton Klan Kosova.

Dekretimi i gjyqtarëve serbë që do të punonin në Gjykatën Themelore të Mitrovicës, ishte paraparë të bëhej këtë të martë gjatë ditës.

Ndërkohë që paraprakisht presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksadar Vuçiq, janë marrë vesh që marrëveshja për drejtësinë të fillojë së zbatuari nga 17 tetori.

Praprakisht zbatimi i kësaj marrëveshje kishte dështuar të zbatohej edhe kur ishte paraparë të zbatohej në janar të këtij viti.

Lexoni edhe:

‘Integrimi i gjyqtarëve serbë në sistemin e drejtësisë së Kosovës do të përfundojë deri të premten’