Dështon Chelsea, pëson në shtëpi nga Leicester

Chelsea ka ndjekur rrugën e Manchester City duke pësuar humbje në xhiron e 18-të.

Sport

22/12/2018 17:50

Londinezët pësuan para tifozëve të vet nga Leicester City, me rezultatin minimal 0:1.

Përkundër dominimit të vendasve, ishin “dhelprat” që realizuan golin e vetëm në këtë takim.

Jamie Vardy në minutën e 51’ realizoi për epërsinë e Leicester dhe humbjen e radhës së Chelsea.

Kjo është humbja e dytë në katër ndeshjet e fundit të skuadrës së Maurizio Sarrit, në Premierligë.

Kësisoj, Chelsea mbetet në kuotën e 37 pikëve dhe në pozitën e katërt në tabelë, me pikët e barabarta me Arsenal. /Lajmi.net/