Dështon celulari i Amazon

Celulari i ri i Amazon i quajtur "Fire" që përmban efekte 3D dhe skanues të objekteve, duket se nuk ka arritur të lë përshtypje tek njerëzit sikur celularët e Apple dhe të Samsung.

Auto & Tek

24/07/2014 23:18

Celulari i Amazon i quajtur “Fire” i cili përmban efekte 3D dhe një skanues të objekteve, duket se nuk ka lënë përshtypje të madhe tek njerëzit siç kanë bërë celularët e tjerë nga Apple dhe Samsung.

Përveç këtyre karakteristikave që Amazon i ka krijuar në këtë celularë, kompania ka prezantuar edhe “Perspektivën Dinamike”, platformë me katër kamera që gjurmon fytyrën e përdoruesit dhe stimulon efekte 3D në ekran.

Celulari gjithashtu përmban edhe një skaner i cili lejon përdoruesit të drejtojnë celularin nga ndonjë objekt dhe të dërgohen drejtpërdrejt në dyqanet online të Amazon për ta blerë atë.

Këto karakteristika sidoqoftë kanë dështuar për të impresionuar adhuruesit e celularëve. Celulari do të dalë në shitje në SHBA nga e premtja.