Dështon bashkëpunimi mes Elhaida Danit dhe Mirud? Kështu qëndron e vërteta!

Dueti mes tyre ka kohë që është paralajmëruar.

ShowBiz

15/12/2017 15:31

E duke qenë se nuk është publikuar akoma, kënga ‘Ruby’ mes Elhaida Danit dhe Durim Morinës, i njohur si ‘Mirud’ është thënë se ka dështuar.

I kontaktuar nga lajmi.net, Mirud ka mohuar një gjë të tillë dhe ka dhënë arsyet se përse ‘Ruby’ nuk është publikuar akoma.

 “Projekti është ende duke u punuar. Për shkak të disa humbjeve të mëdha në familje që i kam pasur brenda tre muajve, e kam ndjerë të nevojshme të kaloj një periudhë larg nga muzika. Për këtë aryse projekti është shtyer për pak kohë. Po ashtu, për shkak të angazhimeve dhe kordinimit me Elhaiden dhe projektet e saj kënga ‘Ruby’ ka qenë vazhdimisht duke u punuar. Dhe ka një aryse pse kënga është vonuar pak. Kjo këngë është një gjë e madhe që pritet të ndodh në karrierën time dhe per ate arsye mënyra më e mirë për të festuar atë moment do të jetë edhe lansimi i ‘Ruby’” ka thënë këngëtari.

Po ashtu, Mirud ka shtuar se ‘Ruby’ është një projekt i madh dhe ka një buxhet të madh marketingu prandaj u është dashur kohë që të bëjnë diçka të paparë deri më tani. Përveç kësaj, dyshja duan që kënga t’u dal sa më e mirë në mënyrë që ta bëjnë krenar publikun shqiptar.

Pos ‘Ruby’ Mirud ka zbuluar se po punon në këngën e re solo të titulluar “Ende të dua” të cilën e ka shkruar bashkë me Elhaidën, me muzikë nga Florent Boshnjaku, Michael Levy dhe Mantra. “Ende të dua” do ketë klipin dhe do të publikohet në fund të dhjetorit apo në fillim të janarit./Lajmi.net/