Dështojnë me Silvan, Real Madrid kthehen kah ylli i Tottenham

Real Madrid është vënë në aksion për të transferuar një mesfushor të nivelit të lartë.

Sport

22/01/2019 18:52

Synimi i parë ishte Bernardo Silva i Manchester City, por portugezi ka hedhur poshtë mundësinë për transferim, duke thënë se do të preferonte një vazhdim kontrate me anglezët.

Tashmë, sipas raportimeve të “AS”, “Los Blancos” janë kthyer kah ylli i Tottenham Hotspur, Christian Eriksen, transmeton lajmi.net.

Për shërbimet e danezit, Real Madrid janë gati të ofrojnë plot 50 milionë euro. Lojtari kërkohet që shumë kohë nga madrilenët, por deri më tani të gjitha tentimet kanë dështuar.

Tottenham më parë kërkonin rreth 250 milionë euro, shifër kjo e pa arritshme dhe që lë të kuptohet se edhe kësaj radhe do të ketë problem për marrëveshje.

Kujtojmë se kontrata e reprezentuesit të Danimarkës me Tottenham skadon në vitin 2020. /Lajmi.net/