Dështoi totalisht te Interi, Gabigol befason të gjithë me skuadrën e re

Dështimi i madh i Interit, Gabigol, do të transferohet në Kinë.

Sport

15/11/2017 17:15

Sulmuesi që momentalisht po luan për Benfican, ka gjetur skuadrën e re, përcjellë “Lajmi.net”.

Sipas mediave portugeze, Gabigol është takuar të premten me agjentin Kia Joorabchian.

Ata kanë diskutuar mbi transferimin në Kinë dhe Gabigol e ka pranuar opsionin.

Ekipi i tij i ri do të jetë Jiangsu Suning, që është në kërkim të një sulmuesi. /Lajmi.net/