Dështoi totalisht te Feronikeli, Starova pranë shkarkimit?

Feronikeli mund të ndahet shumë shpejt me trajnerin, Sylejman Starova.

Sport

23/08/2018 15:29

Madje, Gazeta Olle mëson se nëse Feronikeli pëson humbje nga Drenica, Starova do të marrë rrugën drejt Shqipërisë.

Madje, emri që mund ta zëvendësojë Starovën në bankinën e dy herë kampionëve, është Zekiria Ramadani, i cili edhe vitin e kaluar ka drejtuar për një gjysmëstinor Feronikelin.

Një interesim i Feronikelit për të ka filluar qysh sot, kur Ramadani bëri publike dorëheqjen nga drejtimi i Shkupit.

Në dorëheqjen e publikuar në Facebook, Ramadani, i ka ardhur një koment i veçantë nga anëtari i kryesisë së Feronikelit, Fatmir Limani.

Ai e pyet Ramadanin, se “ku je për momentin?”.

Një ribashkim i Ramadanit me Feronikelin mund të ndodh që javën e ardhshme, sidoqoftë, gjithçka varet nga sfida Drenica – Feronikeli.