Dështoi tek Milan, tash në garë për “Pichichi”

 Andre Silva duket se ka lënë mbrapa kohën e “keqe” tek Milan.

Sport

28/09/2018 13:35

Lojtari tashmë ka gjetur vetën dhe po përshtatet si më së miri tek Sevilla.

Ai ka shënuar gjashtë gola në gjashtë takime, duke prirë kështu në listën e realizatorëve në kampionatin spanjoll.

Ai lë mbrapa tij Messin, Iago Aspas e Stuanin të cilët regjistrojnë nga pesë gola.

Nëse vazhdon me formë të tillë, portugezi mund ta fitojë “Pichichin” por gjithçka do të jetë shumë e vështirë duke pasur parasysh se në garë është edhe Leo Messi. /Lajmi.net/