Dështoi tek Barca, u ringjall në Premierligë, tash kërkohet nga Tottenham

Andre Gomes është një nga lojtarët që ka shënuar progresin më të madh që nga sezoni i kaluar.

Sport

13/12/2018 14:40

Pas një viti aspak të mirë tek Barcelona, mesfushori portugez u dha në formë huazimi tek skuadra nga Premierliga, Everton.

Paraqitjet e tij në futbollin anglez kanë qenë të jashtëzakonshme dhe lojtari tashmë duket krejtësisht ndryshe nga sezoni që kemi lënë mbrapa.

Pas këtyre performancave, “The Telegraph” shkruan se Tottenham po synon ta transferojë mesfushorin gjatë verës së ardhshme, transmeton lajmi.net.

Gomes është tek Everton në formë huazimi, por pritet që në vitin 2019 ta kryej transferimin permanent.  /Lajmi.net/