Dështoi në Ibran, tani Milan e do këtë sulmues

Leonardo bëri të ditur se nuk do ta transferojnë Zlatan ibrahimovicin.

Merkato

10/12/2018 15:43

Leonardo deklaroi se ata e dëshironin Zlatan Ibrahimovicin në një marrëveshje permanente, por ai i kishte dhënë fjalën LA Galaxys se nuk do të largohej.

Milan ka filluar ta kërkojë një sulmues tjetër, ku duket se tashmë e ka gjetur.

Rosonerët duan ta transferojnë Fabio Quagliarellan nga Sampdoria, përcjell “lajmi.net”.

Milan dëshiron ta huazojë sulmuesin për gjashtë muaj, në një marrëveshje për ta marrë atë edhe për një sezon tjetër, në rast se tregon formë të mirë në ‘San Siro’. /Lajmi.net/