Dështoi magjistari, ia shpon gazetares dorën me gozhdë (Video)

Shikuesit e televizioneve zakonisht kënaqen duke shikuar performancat e numrave nga magjistarët. Por një truk, jo aq magjik, në Poloni mori një kthesë shumë të dhimbshme, shkruan Dailymail.

Fun

03/07/2016 19:43

Ky “magjistar” që shihni aksidentalisht lëndoi dorën e prezantueses gjatë demonstrimit të këtij truku me gozhdë.

Magjistari atë e kishte përgatitur për gjysmëfinalen e “Poland’s Got Talent” dhe për ta demonstruar atë ai ishte i ftuar në emisionin “Breakfast” të cilin e drejton prezantuesja 46 vjeçare, Marzena Rogalska.

Por ajo që të vjen më shumë për të “qarë”  në këtë skenë shumë të dhimbshme është momenti kur magjistari pasi e pa që e katranosi numrin, i kërkon prezantueses të mos bërtasë pasi jemi në transmetim live.

YouTube player