Dështimi në INTERPOL, Deda e quan goditje të rëndë për Kosovën

Deputeti i Alternativës, Ilir Deda, ka reaguar ashpër pas dështimit të Kosovës në INTERPOL.

Lajme

20/11/2018 10:51

Ai ka thënë se dështimi i anëtarësimit në INTERPOL është goditja e radhës që e merr Kosova, pas debaklit për anëtarësim në UNESCO.

Sipas tij ky dështim do të shfrytëzohet nga zërat brenda e jashtë Kosovës, siç thotë ai, për “korrigjim të kufijve” dhe për çfarëdo marrëveshje me Serbinë ,përcjell lajmi.net.

Ky është reagimi i plotë i Dedës:

Dështimi i anëtarësimit në INTERPOL është goditja e radhës që e merr Kosova, pas debaklit për anëtarësim në UNESCO.

Nuk i bën për nder asnjë vendi që votoi kundër që Kosova të mbetet jashtë rrjetit global në luftë kundër krimit, sidomos vota kundër e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

E për vendimmarrësit tanë, më mirë ka qenë të tërhiqemi nga gara nëse është ditur që nuk ka përkrahje të mjaftueshme, se sa të kemi dështim të tillë. Tash ky dështim do të shfrytëzohet nga zërat brenda e jashtë Kosovës për “korrigjim të kufijve” dhe për çfarëdo marrëveshje me Serbinë.