Dështimi i politikes kosovare në procesin e liberalizimit të vizave

Politika kosovare sot ka marrë një lajm jo të mirë rreth procesit të liberalizimit të vizave. Këshilli i Bashkimit Europian duke parë zhvillimet e fundit ne Kosovë, e kryesisht ato të Kuvendit të Kosovës, ka bërë të ditur që liberalizimi i vizave të mos bëhet për Kosovën edhe për një kohë të pacaktuar.

Opinion

15/12/2015 21:06

Mosplotesimi i disa kushteve dhe pamundësia për të gjetur zgjidhje midis partive politike e për të kaluar krizën e thelluar politike, ka bërë që qeverisja e tanishme të dështoj në funksionimin e saj.

Mosarritja e një konsensusi politik midis pozitës dhe opozitës do të paraqesë një pasqyrë të një gjendje kaotike dhe jo stabile. Shtetet që kanë njohur pavarsinë e Kosovës dhe ato të cilat janë në njohje e sipër, si dhe ato të cilat hezitojnë për ta njohur atë, i përcjellin me vëmendje këto zhvillime. Të gjitha këto janë të ndërlidhura mes vete dhe kanë efekt të drejtperdrejtë në marrëdhëniet ndërkombëtare mes Kosovës dhe shteteve tjera.

Edhe pse procesi i liberalizimit të vizave është një proces më i gjatë i cili edhe kërkon kushte nga më të ndryshmet, dhe se shumë kohë më parë udheheqësit e institucioneve kosovare kanë paralajmëruar se liberalizimi i vizave do të ndodhë shumë shpejtë, një gjë e tillë është vërtetuar sot përmes konkluzioneve nga Këshilli i Bashkimit Europian.

Qytetarët e Kosovës nuk do të gëzojnë të drejtën e lëvizjes së lirë në zonën Shengen derisa Institucionet e Kosovës të mos garantojnë stabilitet institucional dhe të mos i zbatojnë marrëveshjet e arritura, marrëveshjet që kanë rrjedhë si pasojë e procesit të liberalizimit të vizave, marrëveshjeve të arritura me procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërshtetërore me fqinjët e saj, marrëveshjet mes Kosovës dhe BE-së në tërësi.

Fajtorë për gjendjen e krijuar janë të gjitha institucionet kosovare, duke përfshirë poziten dhe opoziten. Qytetarët e Republikës së Kosovës meritojnë më shumë, e më shumë do të thotë punë e vazhdueshme e institucioneve, bashkpunimi mes vete per te krijuar kushte më të mira në të gjitha sferat e jetës se qytetarëve.