Dështimet e Realit e nxjerrin Barcën favorite për titull në bastore

Skuadra e Zinedine Zidanes në pesë ndeshjet e para në La Liga, ka arkëtuar vetëm tetë pikë.

Sport

21/09/2017 23:42

Fillimi aspak i mbarë i sezonit nga Real Madrid, ka bërë që ‘Los Blancos’ të humbasin epitetin e favoritit në La Liga.

Pas pesë ndeshjeve, Real Madrid tani renditet në vendin e tetë, me shtatë pikë më pak se liderët e Barcelonës, që kanë fituar pesë nga pesë ndeshjet e zhvilluara.

Edhe pse Barcelona nisi një sezon me shumë probleme sidomos pas largimit të Neymar, skuadra e Ernesto Valverde tani po cilësohet favorite për titullin në La Liga.

Bet365 në fillim të sezonit e koutonte Realin me 1.72 për titullin e kampionit, ndërsa sot kuota e mbretërve tani ka shkuar në 2.75, teksa e Barcelonës nga 2.20 ka rënë në 1.50./Lajmi.net/