Dëshpëron Argjentina, shikojeni çfarë i ndodhi Messit pas ndeshjes me Venezuelën (FOTO) – Lajmi.net
Dëshpëron Argjentina, shikojeni çfarë i ndodhi Messit pas ndeshjes me Venezuelën (FOTO)
Autori: Lajmi.net Botërori FIFA 2018Sport 9:31, 6 September 2017
Mediat argjentinase me kritika për sulmuesin kryesor, Lionel Messi.

Argjentina nuk shkoi dot më shumë sesa një barazim 1-1 me Venezuelën në shtëpi, duke bërë që të rrezikojë edhe vendin e pestë në grup që të çon në “playoff”.

Skuadra e Sampaolit nuk shkëlqeu dhe as individualitetet si Messi, Di Maria, Dybala apo Icardi nuk dhanë atë që pritej. Gjithsesi, shtypi argjentinas shënjestroi yllin e Barcelonës pas kësaj ndeshjeje, raporton “Top Channel”.

“Lojtari më i mirë në botë nuk mund të jetë thjesht një numër në fushë”, shkruan “Ole”.

“Messi nuk mund të luajë në një nivel kaq të ulët. Mungesa e lojtarëve të tjerë që flasin gjuhën e tij futbollistike në fushë nuk i heq përgjegjësitë. Leo luajti një pjesë të parë të pranueshme. E nisi shumë mirë dhe menduam se do të shpërthente, por nuk shpërtheu”, vazhdon “Ole”.


Fjalët kyçe: Lionel Messi

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Zombie Big Trouble
  • Play Urban Basketball
  • Play Urban Basketball
  • Play Supercar Showdown