Dëshpërohet Mourinho, United nuk do të kryejë asnjë transferim sot

Jose Mourinho është paraqitur në konferencë për shtyp për herë të fundit para fillimit të sezonit 2018/2019 në Premierligë.

Sport

09/08/2018 10:41

Premierliga nesër (e premte) starton me sezonin e ri, me ndeshjen e parë mes Manchester United dhe Leicester City.

Në këtë konferencë, gjëja e parë për të cilën ka folur tekniku portugez, ka qenë me transferimet.

Ai ka njoftuar se nuk i duhet të mendojë për transferimet, pasi informatat që ka nga klubi thonë se këtë afat më nuk do të ketë blerje të reja.

“Unë nuk jam i sigurt, dhe tregu i tregu mbyllet sot”, ka deklaruar Mourinho.

“Është koha, të paktën për mua që të mos mendoj më për tregun. Informacionet që kam thonë se më nuk do të ketë blerje”./Lajmi.net/