Dëshpërim te Inter, ja çfarë ka ndodhur me Joao Marion

Joao Mario është shëndrruar në problem te skuadar e Interit.

Sport

25/08/2018 09:08

Joao Mario do të mbetet në Inter.

Mesfushori ka refuzuar ofertat e fundit nga Turqia andaj “Nerazzurrët” duhet ta mbajnë deri së paku në rihapjen e afatit kalimtar të janarit.

“Corriere dello Sport” raporton se Mario ka hedhur poshtë interesimin nga Turqia për të mbetur në Milano.

Inter shpresoi në shitjen e tij për të financuar blerje të tjera për sezonin e ri, përcjell “lajmi.net”.

Por, vendimi për qëndrim nga Mario do ta lë trajnerin Luciano Spalletti me detyrën e rikuperimit të tij për të ndihmuar ekipin së paku deri në janar. /Lajmi.net/