Dëshmitari sulmon prokurorin brenda gjykatës

Prokurori Blerim Igrishta është sulmuar sot nga një dëshmitar brenda gjykatores së Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Lajme

23/07/2018 18:31

kallxo.com merr vesh se është dashur ndërhyrja e sigurimit të Gjykatës për të evituar situatën.

Prokurori Igrishta ka rrëfyer rastin për kallxo.com, sipas tij, pala e ka kapur për krahu dhe se i ka thënë prokurorit “Shihemi jashtë”.

“Në momentin kur gjyqtarja tregoj se po shtyhet seanca, dëshmitari filloj të bërtas, dhe unë ia tërhoqa vërejtën se këtu është gjykatë dhe se mund të ndiqet penalisht. Ai filloj duke ma bëre me dije se do të shihemi jashtë. Pasi kemi dalë jashtë aj erdhi dhe me kapi për krahu duke me thënë se ta bëj kështu dhe ashtu, dhe pastaj as unë nuk rezistova dhe e kapa çka shtyri edhe në intervenimin e pjesëtareve të sigurisë së gjykatës”, ka thënë për prokurori Igrishta.

Ai po ashtu tha se lidhur me rastin ka dhënë deklaratë në Polici.