Dëshmitari: Njëri nga sulmuesit përmendi përfshirjen e Francës në Siri

Agjencia shtetërore e lajmeve e Francës, AFP raporton se një dhshmitar në sulmet e Parisit, ka thënë se njëri prej sulmuesve ka përmendur aksionet ushtarake të Francës në luftën e SIrisë.

Bota

14/11/2015 02:37

Në më shumë se 7 sulme në Paris, të premten mbrëma, në afërsi të stadiumit dhe afër teatrit Balacana si dhe në disa lokale, raportohet se kanë mbetur të vdekur mbi 140 persona, transmeton lajmi.net.

Presidneti francez, Francois Hollande ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme dhe ka dhënë vendim që të mbyllen kufijtë.

Policia franceze ka konfirmuar se në teatrin Balacana ka vrarë 3 sulmues./lajmi.net