Dëshmitari harron të vijë, shtyhet gjykimi i Oliver Ivanoviqit – Lajmi.net
Dëshmitari harron të vijë, shtyhet gjykimi i Oliver Ivanoviqit
Autori: Lajmi.net LajmeNacionale 22:46, 12 September 2017
Seanca e sotme e rigjykimit të Oliver Ivanoviqit, i akuzuar për krime lufte të kryera ndaj civilëve shqiptarë në prill të vitit 1999 në Mitrovicë, nuk u mbajt për shkak se nuk erdhi për ta dhënë dëshminë dëshmitari Kadrush Abazi.

Menjëherë pas fillimit të seancës, kryetarja e trupit gjykues, Roxana Comsa, kërkoi pauzë prej 35 minutash për t’u informuar rreth arsyes së mungesës së dëshmitarit.

Pas pauzës, gjyqtarja vendosi që seanca të mos mbahej.

Ajo tregoi se pasi që dëshmitari Kadrush Abazi nuk kishte ardhur, Policia kishte shkuar në shtëpinë e tij për ta kërkuar.

“Për shkak të moshës së shtyrë ai si duket kishte harruar datën e seancës. Dhe, për shkak të moshës së shtyrë kemi mirëkuptim dhe do e bëjmë të mundur që ai të dëshmojë dikur në tetor. Me kaq seanca e sotme mbyllet”, tha gjyqtarja Comsa.

Gjykata në Mitrovicën Veriore në janar të vitit të kaluar e kishte dënuar Oliver Ivanoviqin me 9 vjet burgim për akuzën – krime lufte. /Kallxo.Com

Fjalët kyçe: Oliver Ivanoviq

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Berry Rush
  • Play Pro Kicker Frenzy
  • Play Bow Master
  • Play Urban Basketball