Dëshmia e shqiptarit: Brad Pitt jeton i vetëm në hotelin ku unë punoj

Zërave se Brad Pitt është ndarë nga Angelia Jolie, iu bashkohet dhe një shqiptar, rezident në Londër. E.M konfirmon për BalkanWeb se Brad Pitt ndodhet në Londër në hotelin e famshëm ‘Hilton”, në Syon Park.

ShowBiz

19/02/2016 15:02

Aktori i famshëm hollivudian, prej dy javësh jeton në hotel dhe nuk është ekspozuar publikisht në eventet e Londrës.

“Unë punoj në një hotel në Londër i markës Hilton dhe Brad Pitt ka 2 javë që qëndron këtu. Edhe punonjësit këtu shprehen se ai mund të jetë ndarë nga Jolie, sic shkruajnë gazetat, sepse ka 2 javë i ikur nga shtëpia”.
Me këtë informacion, mund të kuptojmë se Brad Pitt dhe Angelia Jolie nuk kanë festuar bashkë as Shën Valentinin.

E.M thotë se, dhe në hotelin ‘Hilton’, Brad përdor ‘Free exit’, derë nga e cila dalin vetëm punonjësit.
Më tej shqiptari, punonjës i këtij hoteli thotë se; ‘Brad lëviz cdo mëngjes me një audi të prodhimit, viti 2015. Ka një bodiguard me vetë dhe shoferin”.

E ndërsa Pitt ndodhet në Londër, Jolie sapo ëhstë kthyer nga nja udhëtim disa ditor në Kamboxhia.
Një ditë më parë, portali “Hollywood Life” shkruante se çifti më i famshëm i Hollivudit në botë, Brad Pitt dhe Angelina Jolie do të ndahen.

Nëse këto konfirmime janë të sakta, çifti i njohur i aktorëve që janë bashkë prej 10 vitesh do të ndahen.
Problemet në martesen e tyre janë shtuar muajit gusht të vitit të kaluar.

“Ai nuk pranon dot faktin se ajo mund ti kontrollojë jetën. Jolie është posesive”, ka thënë një burim.
Brad dhe Angelina janë martuar vitin e kaluar në një ceremoni të vogël në Francë. Cifti ka gjashtë fëmijë, nga të cilët tre janë fëmijë biologjikë ndërsa tre të adoptuar.