Dëshironi të ju dalin lajmet në Facebook? Ja mënyra më e mirë (FOTO)

Facebook ka lajmëruar të mërkurën se do të ndryshojë algoritmin e “news feed”-it që të vendosë postimet me prioritet më të lartë nga miqtë dhe familjarët tuaj, të dalin më shumë.

Auto & Tek

01/07/2016 22:34

Kjo do të thotë se ju do të shihni më pak artikuj, video ose fotografi të shpërndara nga kompanitë mediatike që ju ndiqni në Facebook.

Nëse ju jeni në mesin e 1.6 miliard njerëzve që rregullisht vizitoni Facebook-un, ky lajm nuk duhet të ju vijë si shumë ‘tragjik’, përcjellë lajmi.net.

Facebook luan me këto algoritme shumë shpesh, duke e rregulluar dhe përditësuar në mënyrë që të mbajë përdoruesit për kohë sa më të gjatë që munden në këtë rrjet sociale.

Megjithëse nga disa anketa të bëra, shumica e përdoruesve kanë treguar se kanë dëshirë që më shpeh të shohin postimet nga miqtë dhe familjarët, të tjerët kanë pyetur se si t’ia bëjnë që të vazhdojnë t’i dalin sa më shumë artikuj të lajmeve.

Ja si t’ia bëni që të mos humbisni artikujt e postuar nga lajmi.net:

  • Shkoni në faqen e lajmi.net në Facebook dhe tek ikona ‘Liked’ për ju që jeni nga kompjuteri, shtypni për të parë një meny (për ata me telefona, vetëm shtypni tek ‘Following’ për të ju dalë mënyja e njejtë).lajmi1-1
  • Kjo meny do të ju shfaqë të etiketuar fjalën “Default”, gjë që do të bëjë që algoritmi i facebook të zgjedhë se cilët lajme mund të ju dalin në ‘news feed”-in tuaj. lajmi1-2
  • Nëse doni të shihni të gjithë artikujt e lajmi.net të ju dalin menjëherë sa herë klikoni tek ‘home’, etiketoni “See First” (në telefon ju del menjëherë pasi të klikoni në “Following”)lajmi1-4
  • Nëse dëshironi të bëheni edhe më specifikë, klikoni në lapsin e vogël në të djathë të fjalëve ‘In Your News Feed’, që do ju hapë një tjetër listë me opsione. Nga aty ju mund të zgjedhni të merrni lajmërim nga Facebook kur Lajmi.net poston ndonjë artikull, foto ose video.  lajmi2lajmi2-1