Dëshironi të hiqni dorë nga duhani? Ja disa mënyra

Shkencëtarët kanë zbuluar se për t’i thënë lamtumirë duhanit nuk është e nevojshme të bëni trajtime të veçanta, hipnoza apo të pini cigare elektronike… por i dobishëm mund të jetë edhe zhvillimi i aktiviteteve që impenjojnë mendjen, si për shembull, puzzle, kuizet enigmatike, lojërat apo hobet e ndryshme.

Lifestyle

15/11/2014 17:36

Ka shumë persona që për të lënë duhanin kanë provuar vërtet gjithçka. Madje disa kanë mbetur po aty, me problemin për ta zgjidhur. Jo se në këtë drejtim shoqëria jonë është e varfër, ne kemi krijuar cigaret elektronike, terapitë si hipnoza, akupunkturën dhe kështu me radhë. Megjithatë, në qoftë se për disa funksionojnë, për të tjerë jo.

Ndaj çfarë duhet të bëni? Nëse vërtet i keni provuar të gjitha, shkencëtarët të Departamentit të Psikologjisë nga Stony Brook University (USA) sugjerojnë që të bëni aktivitete që angazhojnë mendjen, si për shembull lojërat enigmatike apo puzzle. Ose ndryshe, mund t’u përkushtoheni edhe hobeve tuaja, vetëm ose të shoqëruar.

Në thelb, të jesh i zënë në mënyrë konstruktive në aktivitetet që përfshijnë të ashtuquajturin vetëzhvillim, mund të bëjë dallimin në mes të qenët në gjendje për të lënë duhanin apo jo. Dr. Arthur Aron, një profesor i kërkimeve në universitetin Stony Brook, beson se një aktivitet vetëzhvillimi prodhon një aktivizim më të madh dhe më domethënës në një zonë të trurit të lidhur me shpërblim, që nga ana tjetër, është i lidhur me sjelljet e varësisë në një gjendje mos zhvillimi.

Këto lloj aktivitetesh, mund të ndihmojnë personat që të reduktojnë dëshirën për nikotinën, pra për duhanin. Rezultatet finale të studimit, të publikuara në revistën PLoS ONE, demonstrojnë që aktivitetet që parashikojnë një zhvillim personal funksionojnë më mirë në reduktimin e dëshirës për të pirë duhan së bashku me personat që doni më shumë.

Pra nëse dëshironi që të mos pini më duhan, përpiquni të gjeni një aktivitet që ju pëlqen shumë, i cili në të njëjtën kohë mund të zgjerojë njohuritë tuaja. Ju me siguri do të përfitoni shumë, edhe pse ndoshta nuk do ta hiqni menjëherë duhanin.

Nëse dëshiron që ai/ajo ta lërë duhanin, atëherë përdor kalendarin

Njeriut i duhen 21 ditë që një lloj mendimi t’i bëhet proces automatik, thonë ekspertët. Tri javë pa pirë duhan mjaftojnë që kjo veti e mirë të ngulitet në mendje. Po kështu, sikur cilido duhanpirës apo pijanec thotë, ditët e para janë tepër të vështira. Pas atyre ditëve, dëshira zvogëlohet dhe intervali i shfaqjes së kërkesës për ta ndezur cigaren zgjatet, duke u ofruar duhanpirësve më shumë kohë të ndjesisë së mirë.

Vendosni një kalendar në shtëpinë tuaj, pikërisht aty ku një duhanpirës mund ta shohë dhe shënoni çdo ditë që ai/ajo ka kaluar pa pirë duhan. Shpërblejeni në fund të javës së parë dhe të dytë me diçka që ai/ajo vërtet e dëshiron! Në fund të javës së tretë bëni diçka të rëndësishme për ta përkujtuar rastin, si për shembull nxirreni për drekë ose darkë jashtë apo mund të përgatisni diçka speciale për të.

Lista e arsyeve pse dëshironi ta lini duhanin mund t’ju ndihmojë Mendoni për efektet e pirjes së duhanit ndaj shëndetit tuaj dhe njerëzve rreth jush, efekteve financiare dhe të tjera. Ja disa arsye që duhet t’i keni parasysh:

Arsyet afatshkurtra pse duhet ta lini duhanin:

  • Erë e gojës dhe dhëmbë të verdhë
  • Erë në rroba, flokë dhe lëkurë
  • Zvogëlim i mundësive fizike
  • Rrahje të shpejta të zemrës dhe shtypja e lartë e gjakut
  • I dëmtoni jo duhanpirësit rreth jush
  • Çmimi i cigareve.

Arsyet afatgjata pse duhet ta lini duhanin:

  • Kimikatet helmuese në tym do t’ju shkatërrojnë
  • Rreziku nga kanceri në mushkëri dhe format të tjera të kancerit
  • Rreziku nga sëmundjet e zemrës
  • Probleme me frymëmarrjen
  • Rrudhat
  • Rreziku nga sëmundjet e dhëmballëve
  • Te shtatzënat përbën rrezik për fëmijën. /mjeku.net