Dëshironi të dukeni seksi dhe inteligjente? Ja çfarë duhet të vishni

Sfida ditore se çfarë të vishni për t’u dukur bukur duket se është bërë më e lehtë – me lëshimin e disa rezultateve të një ankete që gjeti se rrobat me ngjyrë të zezë janë më të mirat në të gjitha rastet.

Lifestyle

01/09/2015 11:12

Anketa pyeti 1,000 njerëz rreth ngjyrave të rrobave që ata pëlqejnë t’i veshin në varësi të personaliteteve.

Ngjyra e zezë ishte gjithmonë e para në të gjitha kualitetet pozitive, duke përfshirë vetëbesimin, inteligjencën dhe bukurinë.

Anketa gjeti gjithashtu se e zeza është ngjyra që çdo moshë e pëlqen më së shumti – 66% e femrave pëlqenin t’i shihnin meshkujt në të zezë, dhe e zeza ishte ngjyra që meshkujt e pëlqenin më së shumti për rrobat e femrave, transmeton Lajmi.net.

Në kontrast, ngjyra kafe e mbyllët, portokall dhe rozë ishte e ngjyra që njerëzit e lidhnin shumë më pak me inteligjencën.

Hulumtimi u krye nga kompania britanike Butyshirtsonline.co.uk, një webfaqe që merret me shitjen e rrobave. (Lajmi.net)