Dëshironi të bëni selfie në shpejtësi? Përdoreni këtë aplikacion

Nëse nuk e keni provuar ende aplikacionin e ri të Instagram për 'selfie në shpejtësi', juve definitivisht ju ka ikur një gjë me të vërtetë e bukur.

Auto & Tek

29/09/2014 17:46

Instagram kishte ardhur me një aplikacion të quajtur ‘Hyperlapse’, që i lejonte përdoruesit të bëjnë video me kamerën e përparme të iPhone.

Tani, Instagram ka shtuar një veçori të re në këtë aplikacion, i cili ju lejon që të përdorni kamerën e përparme të celularit tuaj për të bërë ‘selfie në shpejtësi’, transmeton Lajmi.net.

Ja si punon:
Përdoruesit duhet ta hapin aplikacionin dhe ata direkt janë dërguar tek kamera. Për të filluar dhe ndaluar incizimin ju vetëm duhet ta prekni ekranin. Përdoruesit mund të zgjedhin shpejtësinë e luajtjes prapa në mes të 1x-12x. Dhe më pas ju arrini këtë: Qëndroni dhe keni një prapavijë që lëvizë.

Mund ta fotografoni vetën duke ecur poshtë rrugës, të dokumentoni vetën në ndryshime të ndryshme si për shembull kur bëni një stil të ri të flokëve, kur ndryshoni grimin – vetëm duke e përdorur këtë aplikacion, transmeton Lajmi.net.

Ju mund të bëni gjithashtu selfie përderisa silleni me karriken tuaj apo kërceni nga ajo. Mund t’i shpërndani më pas videot e Hyperlapse në Instagram apo Facebook.

Kompania pritet që shumë shpejtë të sjellë aplikacionin edhe për përdoruesit e Android.