Dëshironi stomak të sheshtë? Ja zgjidhja

Dëshironi një stomak të sheshtë?

Lifestyle

04/07/2016 16:20

 

Ja zgjidhja për ju.

Nëse konsumoni një sasi të konsiderueshme uji dhe ndiqni një dietë të shëndetshme ju do të keni një stomak të sheshtë dhe të jeni i shëndetshëm. Që të keni një dietë të tillë ndiqni këta hapa:

Mos e përdorni qumështin

Edhe pse qumështi është një pije e shëndetshme, shmangeni atë në mënyrë që të keni një stomak të sheshtë. Përdorimi i qumështit mund t’iu shkaktojë gazra dhe fryrje në stomak. Në vend të qumështit përdorni jogurt.

Mos përdorni kafe, alkool dhe sheqer

Për të pasur një stomak të sheshtë duhet të sakrifikoni disa gjëra. Këtu përfshihen kafeja, alkooli dhe sheqeri të cilat e akumulojnë yndyrën dhe dhjamin në stomakun tuaj dhe e pengojnë djegien e kalorive.

Reduktoni konsumimin e kripës

Ne iu shtojmë kripë ushqimeve për t’ua rregulluar shijen. Por, kripa ndikon në largimin e ujit nga trupi juaj. Prandaj, shmangeni atë sa më shumë që mundeni.

Mos hani ushqime djegëse

Ushqimet djegëse shkaktojnë irritim në stomakun tuaj. Kështu lindin problemet e tretjes dhe mbledhjes së dhjamit në trup. Prandaj, mos i hani ato.

Largohuni nga karbohidratet

Karbohidratet janë armiku i stomakut të sheshtë. Shmangni pastat, bukën dhe ushqimet e ëmbla. Konsumoni ushqime me nivele të larta të proteinave.

Thoni “Po” frutave

Frutat janë gjithnjë të shëndetshme për t’i konsumuar. Por, duhet të jeni të kujdesshëm se cilat fruta i zgjidhni. Mollët dhe pjeshkat kanë shumë fruktozë e cila ua ngadalëson metabolizmin. Prandaj, përdorni fruta më të tharta për ta reduktuar trashësinë në belin tuaj./kp