Dëshironi një kujtesë të fortë? Hani këto ushqime

Kujtesa që të jetë e shëndetshme është shumë e rëndësishme që të ketë një kujdes në lidhje me ushqimet që do të konsumohen. Truri i njeriut funksionon si një makinë komplekse dhe e fuqishme organike që kërkon ushqyesin e duhur për të funksionuar si duhet.

Lifestyle

28/06/2017 10:41

Disa ushqime ndihmëse për një kujtesë të mirë janë;

Brokoli ndihmon në nxitjen e rritjes të qelizave të reja të trurit dhe përmban kolinë. Studimet tregojnë se mungesa e kolinës gjatë shtatzënisë mund të shkaktojë defekte tek foshnjat. Brokoli është i pasur me vitaminë K që ndihmon në përmirësimin e kujtesës. Konsumimi i një filxhani brokoli 3 herë në javë është një nga mënyrat më efektive për të përmirësuar kujtesën tuaj.

Arrat janë ushqime që ndihmojnë në rritjen e fuqisë të trurit. Ato përmbajnë sasi më të lartë të omega-3, në krahasim me ushqimet e tjera. Omega-3 kanë efekt mbrojtës për trurin dhe rrisin aftësitë njohëse dhe kujtesën. Rritin rrjedhjen e oksigjenit dhe ushqyesve thelbësorë përmes enëve të gjakut të trurit duke parandaluar inflamacionin.

Salmoni i egër është një ushqim i pasur me omega-3, si dhe acid dakosahekzahenoik (DHA) e cila ndihmon në parandalimin e sëmundjes së alcajmerit. Për më tepër omega-3 ndihmonnë parandalimin e inflamacionit dhe përmirëson rrjedhjen e gjakut në tru.

Spinaqi mundet të parandalojë ose vonojë shfaqjen e sklerozës. Ushqyesit që përmban ai, mund të parandalojnë dëmet e shkaktuara në ADN-në tonë, por edhe të ngadalësojnë shenjat e moshës në tru. Spinaqi është një burim i shkëlqyer i folatit dhe vitaminës E.

Domatet përmbajnë likopen, një antioksidant i fuqishëm që lufton sklerozën dhe përmirëson humorin. /b.l/noa.al./