Dëshiron të mbetet në Milan

Adil Rami dëshiron të mbetet në Milan për një periudhë afatgjate. Mbrojtësi francez është i huazuar tek Rossoneri nga Valencia, por më me qejf do të qëndronte në San Siro, pasi i ka prishur punët me trajnerin e klubit spanjoll.

Sport

09/05/2014 10:35

Mbrojtësi i huazuar Adil Rami thotë se do të preferonte të qëndrojë në Milan për një kohë të gjatë, e jo të kthehet tek Valencia.

28 vjeçari u largua nga ‘Los Che’ pasi i kishte prishur punët me trajnerin Miroslav Dukic, ndërsa iu bashkua gjigantit nga Serie A si huazim në muajin janar.

Dhe, përfaqësuesi francez ka thënë se do të donte të qëndrojë tek Rossoneri në periudhë afatgjate, edhe pse nuk është i sigurt nëse Milani mund ta paguajë shumën që e kërkon klubi nga Mestalla.

“Prioritet imi është të qëndroj në Milan. Shpresoj të rri dhe ta ndihmoi këtë klub të qëndrojë në nivele të larta. Nuk e di nëse Milani ka mundësi të më blejë. Unë mund vetëm ta shpreh preferencën time”, deklaroi përfaqësuesi francez për RMC.

“Ky vit ka qenë mjaft i vështirë për mua. Ka pasur momente kur kam menduar se do ta kaloj pjesën tjetër të karrierës në Valencia. Kam arritur në Milan dhe kam punuar shumë në fushë”, vijoi ai.

“Nëse Milani vendos të më blejë dhe nëse trajneri i Valencias është i interesuar në mua, atëherë nuk i dihet. Por, unë nuk i ‘ha’ fjalët që i them. Unë jam burrë dhe i marr përgjegjësitë”, përfundoi Rami.