Dëshiron të martohet me Rihannan

Drake e Rihanna po flasin tashmë për martesën. Ylli i ‘Take Care’, hit të cilin e këndon pikërisht përkrah bukuroshes 24 vjeçare, duket se ka shpenzuar afro 100 mijë euro në një klub të Teksasit ‘ Vlive’, gjatë një nate në shenjë zbavitjeje. Ai i ka thënë asaj: “Jeta do të ishte më e bukur…

ShowBiz

01/12/2013 13:30

Drake e Rihanna po flasin tashmë për martesën. Ylli i ‘Take Care’, hit të cilin e këndon pikërisht përkrah bukuroshes 24 vjeçare, duket se ka shpenzuar afro 100 mijë euro në një klub të Teksasit ‘ Vlive’, gjatë një nate në shenjë zbavitjeje.

Ai i ka thënë asaj: “Jeta do të ishte më e bukur së bashku me ty”, njofton një burim brenda çiftit. “Do të doja absolutisht të të martoj”, i ka thënë më tutje Drake – Rihannas, njofton magazina angleze ‘Heat’.

“Miqtë e Riannas ishin vërtetë të kënaqur. Mendojnë se Drake ka një influencë të shkëlqyeshme tek ajo. Ai i jep kurajo që të konsumojë më pak ‘bari’ dhe të mos shkojë në mënyrë konstante në festa”, vazhdon burimi.

Por, duket se këngëtarja nga Barbadosi është ende e dashuruar në këngëtarin Chrië Brown, me të cilin kishte vazhduar të takohej, pas skandalit të vitit 2009, kur Rihanna e kishte denoncuar në polici, për shkak se ai e kishte rrahur.